VIDEO- Pakoja postare nga Holanda, gruaja kapet me 3 kg metamfetaminë kristal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2022, 22:19
Një 46-vjeçare u arrestua nga policia greke e Atikës për importimin e lëndëve narkotike.
Policia arrestoi 46-vjeçaren teksa merrte një paketë postare nga Holanda.
Ajo përmbante 14 pako najloni të mbyllura hermetikisht, të cilat përmbanin metamfetaminë kristal të fshehur me kujdes, me peshë totale 3.18 kilogramë.
E arrestuara është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

