Lagjet e shqiptarëve në veri të Kosovës ruhen 24 orë me polici, shtohen dhe njësitë speciale
Gazetari nga Kosova Kreshnik Gashi në një intervistë për Ora News tregon se situata në veri të Kosovës është e qetë por mund të përshkallëzohet nga moment në moment.
Rrugët janë të bllokuara dhe dy pikat kufitare janë të bllokuara dhe nëse vazhdohet me këtë formë ka rrezik që zona të mbetet pa ushqime dhe mund të shkaktojë problem të tjera thotë ai për gazetaren.
“Është shtuar prezenca e policisë së Kosovës në atë zonë, një pajisje më e mirë e tyre me mjete mbrojtëse si dhe shtim i njësive speciale. Ka dozë më të shtruar të kontrollit dhe në zonat ku jetojnë komuniteti shqiptar në veriun e vendit ka shtim të madh të policisë, pra në Mitrovicën Veriore në lagjen Boshnjake dhe Kodrën e Minatorëve, ku historikisht ka pasur përplasje ndëretnike ka prezencë të shtuar të policisë. Policët qëndrojnë 24 orë në këmbë për të ruajtur banorët shqiptarë që jetojnë në atë zonë. Në anën tjetër në zonat e banuara me serbë nuk ka prezencë të policisë për shkak se policët serbë që kanë punuar në policinë e Kosovës kanë dhënë dorëheqjen dhe vijojnë të qëndrojnë jashtë saj deri në këto momente”
Qeveria e Kosovës është duke pritur ndërkombëtarët të reagojnë e tu bëjnë thirrje që të zhbllokojnë rrugët.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha djer se barrikadat në veri të Kosovës, duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë ngritur ato, por kërkon nga Qeveria e Kosovës që të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e komunitetit serb në veri.
Intervista per Ora News