Gjukanoviç detyrohet të firmosë ligjin që e bën edhe më pak të fuqishëm
Millo Gjukanoviç po detyrohet të firmosë Ligjin që e bën atë edhe më pak të fuqishëm në rolin e kreut të shtetit.
E ashtuquajtura shumica parlamentare, njëherazi fituese e zgjedhjeve të 2020, koalicioni pro-rus Fronti Demokratik tha se pret që Presidenti duhet të firmosë ligjin që ia shkurton kompetencat politike.
Ata theksojnë se afati i kreut të shtetit skadon mesnatën e së enjtes.
Sinkron Fronti demokrat: Ndryshimet tona për Ligjin për Presidentin janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën. Gjukanoviç, të mos ngurrojë ta dekretojë atë siç ka bërë në herët e kaluara.
Nënshkrimi i Ligjit për Presidentin, për të cilin Komisioni i Venecias foli me rezerva do ta detyronte zotin Gjukanoviç të dekretonte një persona nga maxhoranca për të formuar qeverinë e re malazeze.
Nga koalicioni pro-serb e pro-rus pretendojnë se dekretimi i ligjit nga Gjukanoviç do t’i jepte zgjidhje krizës politike disamujore në Podgoricë.
Nëse kreu i shtetit e dekreton ligjin që i ul kompetencat e tij, do të jetë i detyruar që t’i japë mandatin për formimin e qeverisë maxhorancës, të cilët kanë përzgjedhur Miodrag Lekiç si mandatar për kryeministër.
Mos miratimi i Ligjit për Presidentin nga Kuvendi malazez nxiti protesta që u përshkallëzuan në dhunë mes qytetarëve dhe policisë gjatë kësaj jave.
