Andoni: Kosova ka fat të madh që ka në krah ShBA-në dhe KFOR-in, problem strukturat paralele
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Kosova ka fat të madh që ka ShBA-në në krah dhe KFOR-in.
Ai tha se Më të vuajturit e kësaj gjejë janë serbët e këtyre komunave, që Kurti nuk po e kupton, kjo për shkak të strukturave paralele atje, të dirigjuara nga Beogradi.
Andoni: Kosova ka fat të madh që ka ShBA-në në krah dhe KFOR-in. Është KFOR ai që shkon sa herë ka konflikt, sigurisht edhe çunat e Kosovës që përballen. Qeveria e ka treguar shumë herë që ka qenë apatike dhe jashtë qasjeve reale. Veriu i Kosovës ka kohë që punon me sistemin serb, ku serbët e Kosovës mbajnë 2 palë targa.
Më të vuajturit e kësaj gjejë janë serbët e këtyre komunave, që Kurti nuk po e kupton. Është edhe një gjë që strukturat paralele atje, të dirigjuara nga Beogradi, janë shumë të fuqishme. Për këtë Kurti duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

