Si i ka regjistruar Irkenc Hyka në telefon Stivin dhe Lorencin, studio shpërthen në të qeshura

Të ftuar këtë puntatë në Why Not në RTV Ora ishin Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka këngëtarët më “in” të momentit.

Në studio nuk munguan as batutat dhe shakatë mes djemve. Madje Irkenci kur u pyet se si i kishte regjistruar emrat e djemve në telefon tregoi se Stivin e kishte regjistruar “Veri” ndërsa Lorencin si “Nardi”.

Irkenc Hyka: Më vjen shumë natyrshëm se shiko si janë: Veri dhe Nardi. Kam edhe foto po nuk e tregoj dot.

Lorenci: Unë e kam foton në paraburgim

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.