Koncert për LADY D, por e ngatërruan se ishte gay? Ja historia e Agim Doçit me Elton John dhe vëllain e princeshës

Agim Doçi mjeshtri i madh ishte i ftuar në D-Night nga Dajana Shabani në Rtv Ora në një intervistë ekskluzive për të gjithë publikun.

Ai u ndal në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së tij, atë të takimit me vëllain e princeshë Djanës, Lady D, ku i ftuar në pallatin mbretëror ku do prezantonin materialet e tyre.

Kënga Lady D edhe sot e kësaj dite është një thesar i çmuar i artit të pavdekshëm, mjeshtri i madh Agim Doçi tregoi sesi lindi e gjitha që nga takimi e deri në daljen e këngës.

Agim Doçi: Në Tetor të vitit 1998 me artistë të mrekullueshëm të grupit që në bazë të skenarit tim, muzikës së Edmond Zhulalit dhe poezive më të mëdha të Gjergj Fishtës, Gurakuqit, Pashko Vasës organizuam një turne me koncerte “Kosova djep lirie”

Atje ishin aktorët dhe këngëtarët më të mirë të atdheut që nga Manjola Nallbani dhe vajza të tjera shumë të talentuara që këndonin ato këngët e dhimbshme dhe unë isha shumë i lidhur me djemtë e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Sot e vuaj të betohem, që komandanët e rinj në Hagë ato që komanduam atë trupë të mrekullueshme që unë i kam thënë ambasadori më i rregullt dhe më i suksesshëm i çeshtjes kombëtare.

Lord Speancer ishte vëllai i Lady D dhe ai ftoi dy veta në pallatin e tyre princëror dhe njëri ishte Elton John dhe tjetri isha unë dhe këtu Irma Libohova këndoi në mënyrë perfekte ato vargje ku për respektin tënd po them, “miliona vajza bjonde kam parë dhe ato nuk kanë as unazë, as kurorë, as mbretëri, por princeshës i ngjajnë, me buzëqeshjen plot jetë të ngjajnë ty Lady D. Hey Lady D eja sonte vallëzo me ne, mbretërinë këtu e ke”

Mirëpo, mua më ngatërruan sepse kishte dëgjuar Lord Speancer se do të vijnë dy miq krijues për motrën tënde dhe janë dy miq të nderuar, por njëri prej atyre është gay. Ai mu drejtua mua duke kujtuar se isha unë gay dhe i thashë “Jo more nuk jam unë është ky, larg qoftë”

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.