“Buka” nën ujë e baltë, qindra hektarë tokë e mbjellë ende e përmbytur
Qindra hektarë toka të mbjella janë nën ujë pas daljes nga shtrati të lumenjve dhe reshjeve intensive të shiut të ditëve të fundit.
Dhjetra hektarë të mbjella janë në ujë. Këto pamje vijnë nga Sukthi i Durrësit ku rreth 300 hektarë tokë janë përmbytur si e reshjeve të shiut dhe daljes nga shtrati të lumit Erzen.
Vadardha, Rrushkulli, Perlati dhe Hamallaj janë fshatrat më të prekur.
Në të paktën 20 shtëpi është raportuar prani uji në të gjithë zonën.
Uji ka mbuluar Urën në fshatin Shënpremte.
Gruri është ende nën ujë e baltë edhe në fshatrat e Murqinë, Mazhe e Bilaj të Krujës.
Situata ka përmirësim të lehtë në Kurbin, ku u përmbytën rreth 200 hektarë tokë dhe disa banesa ende janë të rrethuara nga uji.
"Si me qenë det. Më ka dëmtuar uishqimin e bagëtive".
Mbi 400 hektarë rezultojnë ende të përmbytura në Lezhë dhe 300 të tjera në Shkodër.
Nga Veriu në Jug, ka dëme të mëdha në infrastrukturë dhe probleme me energjinë elektrike.
Lumenjtë shënuan rënie të prurjeve gjatë kësaj të hënë, por në orët e pasdites reshjet u rikthyen sërish dhe efekti i tyre mbetet për tu parë në vijim.



Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
