Kalon rreziku i përmbytjeve, IGJEO: Reshjet intensive të shiut rikthehen të mërkurën
Operatorët e Institutit të Gjeoshkencave thonë se rreziku nga përmbytjet ka kaluar. Deri të mërkurën reshjet e shiut do të jenë të dobëta ndërsa pas kësaj dite do të rikthehen me intensitet.
Shiu nuk do të ndalojë përgjatë gjithë javës por deri të mërkurën reshjet do të jenë të dobëta.
Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se rreziku nga përmbytjet ka kaluar por në datat 14 dhe 15 dhjetor reshjet do të rikthehen me intensitet.
“Sipas llogaritjeve rreziku për përmbytje këto 2 ditë kanë kaluar pasi ka rënë intensiteti i reshjeve dhe presim vetëm reshje me intensitet të dobët. Duke filluar nga e mërkura dhe enjtja e fundjava do të kemi reshje mesatare.”
Reshjet do të përqendrohen kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Kjo javë e dytë e dhjetorit do të jetë e ngrohtë me temperatura aspak normale për stinën, vlera maksimale e të cilave shkon deri në 15 gradë.
“Në bregdet do të shkojnë temperaturat e larta deri në 15 gradë.”
Reshje dëbore nuk parashikohen ndërsa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
