Sukthi noton në ujë pas daljes nga shtrati të lumit Erzen
Rreth 300 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në disa fshatra të njësisë administrative Sukth në bashkinë e Durrësit.
Pas daljes së lumit Erzen nga shtrati, zona e parë që fillon të përmbytet është ajo në Sukth, duke nisur me fshatin Vadardhë.
Përveç tokave bujqësore, raportohet se në 20 shtëpi të kësaj njësie administrative ka prezencë uji.
Sipas të dhënave nga terreni, fshatrat që kanë pësuar më shumë përmbytje në tokë bujqësore janë Vadardha, Rrushkulli, Perlati dhe Hamallaj.
Në rastet e kaluara kur lumi Erzen ka dalë nga shtrati ka shënuar shumë dëme, sidomos në bashkinë e Shijakut.
Këtë radhë nuk janë shënuar përmbytje në territorin e kësaj bashke pas punimeve që u kryen në përforcimin e argjinaturës së lumit në zonat ku ajo ishte më e dobët.




Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
