U sulmua lideri historik i PD, Peka: Rama nuk ia falte Berishës prishjen e festës, gjithçka është kthim makthi

Drejtori i departamentit të sigurisë së PD , Avenir Peka në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma foli rreth sulmit që u bë ndaj kreut të PD, Sali Berisha në protestën e organizuar më 6 dhjetor.

Sipas Pekës “ishte një akt i pastër dhune, një atentat dhe po të shkosh në terma ligjor të përcaktimit të terrorizmit dhe një akt terrorist”.

Avenir Peka: Ai ishte një akt i pastër dhune një atentat. Po të shkosh në terma ligjor të përcaktimit të terrorizmit dhe një akt terrorist. Ai akt kishte ideator Edi Ramën. Akti terrorist në synim ka ngjalljen e terrorit. Nëse si pasojë e këtij akti do të reagonin dhunshëm duke e vrarë apo dhe ndaj ambienteve të ministrisë. Ai ishte synimi. Rama kurrë nuk mund t’ja falte Berishës prishjen e festës atë ditë. Të sjellësh krerët e BE në një vend është kulmi i ëndrrës politike e diplomatike të një politikani të një kryeministri. Ti vidhte festën opozita, Rama nuk do ta toleronte kurrë. Aktet e dhunës së Ramës ishin që para se të vinin në pushtet.

Ai thotë se dhuna e Ramës ka vite që vazhdon.

Avenir Peka: Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira. Sa i përket dhunës ndaj opozitës dhuna e Ramës ka vite që vazhdon, ka vazhduar dhe me 8 janar në oborrin e PD.  Gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre viteve janë kthim makthi, dhe shembja e teatrit është kthim makthi, se ka makth personal. Në dhjetor të 1990 Rama ka qenë në Greqi dhe kur është kthyer ka shkuar të bashkohet në PD dhe është përzënë me shqelma nga Berisha për shkak të qëndrimeve radikale dhe të dhunshme. Largimin nga PD nuk ja fal Rama. Rama e ka fobi PD-në, është akt i Edi Ramës, nuk mund të futet në zgjedhje me metën dhe Ramën të dy përballë. Nuk pranon Rama zgjedhje normale.

Si do t’ja bëjë PD përballë këtij anormaliteti?

Avenir Peka: Rama do të bëjë gjithçka që PD të mos futet në zgjedhje. Por ashtu siç e kanë thënë dhe drejtuesit e PD mjer ai që prek votën, të guxojë ta preki votën.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.