Alarm i rremë për bombë te Drejtoria e Kufirit, valixhja e harruar kishte vetëm rroba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2022, 14:50
Një valixhe e harruar pranë zyrave të kufirit dhe migracionit në Tiranë ka alarmuar strukturat e policisë dhe forcave speciale RENEA.
Rreth orës 14.00 forcat e xhenios kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku pas ndalimit të lëvizjeve në afërsi të objektit të dyshuar, është bërë verifikimi i valixhes me pajisjet e posaçme të skanimit.
Një punonjës i xhenios është afruar dhe ka kryer paraprakisht kontrollin e valixhes dhe më pas ka bërë hapjen e saj duke konfirmuar se alarmi ka qenë i rremë.
Në çantën e harruar kishte rroba dhe objekte të tjera, por asnjë lëndë të rrezikshme.






