Kumanova e Ardon Jasharit në festë pasi Zvicra triumfoi ndaj Serbisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 23:45
Qindra të rinj dhe të reja shqiptar nga Kumanova vërshuan mbrëmjen e sotme rrugëve të Kumanovës për të festuar për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë në Katar 2022.
Ata kanë festuar me flamuj, bori dhe tupana këngë e valle. Të rinj dhe të reja kumanovarë iu gëzuan fitores së zviceranëve, por edhe Ardon Jasharit nga Kumanova që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Edhe në Prishtinë shumë qytetarë kanë dalë në rrugë të festojnë.
Edhe lideret e Kosovës përshëndetën fitoren e Zvicres
"Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!" - Shkruajti ne facebook Kryeministri i Kosoves Albin Kurti
"Bravo shqipe - " Shkruajti ne facebook presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani
