Publikohen mesazhet e Sokol Halilit, vrasësit të shtatzënës në Kosovë, pak para vetëvrasjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2022, 18:21
Janë bërë publike disa mesazhe të Sokol Halilit, vrasësit të Hamide Magushit, të cilën e vrau para ambienteve të spitali teksa ishte shtatzënë
Mesazhet ai ia ka dërguar babait të tij. Në mesazhe autori akuzon edhe mediet e gazetarët, që sipas tij nuk po tregojnë të vërtetën.
Sokol Halili vrau veten në shtëpinë e tij ditën e sotme.
Ai e kreu aktin e vetëvrasjes, pasi Policia lokalizoi vendin dhe i bëri kërkesë për dorëzim, por ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka bërë vetëvrasje në prezencë të Policisë.




