"Musk paralajmëron (vetë)vrasjen e tij", pas publikimit të të dhënave në lidhje me djalin e Biden
Publikimi i disa të dhënave sensitive që kanë të bëjnë me disa aktivitete të paligjshme të djalit të presidentit Biden kanë bërë paranojak kreun e Twitter. Elon Musk tha se ai nuk ka plane vetëvrasjeje nëse do të gjendet i vdekur.
Pronari i Twitter konfirmoi të shtunën se ai nuk kishte asnjë plan për të vrarë veten.
Biznesmeni i bëri këto komente pasi ekspozoi detajet se si Twitter frenoi përhapjen e historisë së laptopit të Hunter Biden përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2020.
"Nëse kam bërë vetëvrasje, nuk është e vërtetë," tha ai.
Musk kishte paralajmëruar ndjekësit e tij se dosjet që tregonin shtypjen e historisë së 'laptopit nga Ferri' nga Twitter do të zbuloheshin gjatë ngjarjes dhe qindra mijëra ishin të sintonizuar për të dëgjuar se çfarë kishte për të thënë pronari i ri i platformës për trajtimin e skandalit nga paraardhësit e tij.
Me ndihmën e gazetarit Matt Taibbi, Musk publikoi dokumente të brendshme që detajojnë se si drejtuesit e Twitter kishin bashkëpunuar me agjencitë qeveritare amerikane për të anuluar lajmet për një laptop që i përkiste Hunter Biden, djalit të kandidatit për president të atëhershëm Joe Biden.
Laptopi u shfaq për herë të parë në një dyqan riparimi në Delaware i mbushur me e-maile që linin për të dëshiruar sipas medieve që e raportuan lajmin.
Tre javë para zgjedhjeve, New York Post publikoi një histori në lidhje me skedarët e marrë nga laptopi.
Ekspozimi përfshinte e-maile në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të familjes Biden në Ukrainë, ndër çështje të tjera.
Twitter pezulloi llogarinë e New York Post në atë kohë dhe ndaloi përdoruesit të ndajnë linket me historinë, duke argumentuar se shkelte politikën e saj të diskutueshme.