Dorëzohet Irani, shkrin policinë e moralit, Teherani heq dorë nga institucioni i “shamisë”
Presioni i shtuar nga protestat masive kanë detyruar Iranin që të shpërbëjë policinë e moralit. Kjo strukturë ishte shkak për shpërthimin e protestave antiqeveritare pasi dyshohet se vrau një 22-vjeçare në ambientet e paraburgimit.
Prokurori i Përgjithshëm i Iranit ka thënë se e ashtuquajtura policia e moralit të shtetit islamik do të shpërbëhet.
Lajmi vjen pas më shumë se dy muajsh protesta që kanë kapluar vendin të cilat lidhen me vdekjen e një 22-vjeçareje nga e policia e moralit pasi dyshohet se refuzoi të mbante shaminë, që njihet ndryshe edhe si hixhab.
Nuk dihet nëse forca policore mund të ngrihet sërish me një emër apo kontekst tjetër.
Agjencitë shtetërore të lajmeve kanë raportuar se dënimet me vdekje dhe procedurat ligjore për veprat e moralit islamik do të vazhdojnë.
E ashtuquajtura policia e moralit është një njësi e forcës policore të Iranit e ngarkuar me zbatimin e ligjeve mbi kodet islame të veshjes dhe sjellje të tjera në publik.
Ata filluan të patrullojnë rrugët në vitin 2006 pasi u krijuan nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad.
