Komentoi krah postimit të policisë për të arrestuarit “po unë?”, prangoset pak orë më vonë i kërkuari

Një burrë nga Gjeorgjia ndihmoi zbatimin e ligjit në arrestimin e tij pasi komentoi në faqen e Facebook të Zyrës së Sherifit të Qarkut Rockdale.

Kur departamenti i sherifit, i vendosur në lindje të Atlantës, publikoi "Listën e tyre me më të kërkuarit" për nëntorin, Christopher Spaulding u duk i ofenduar nga mosveprimi.

Spaulding ka komentuar përmes llogarisë së tij personale në Facebook: Po unë?

Departamenti u përgjigj të enjten: Po e drejtë, për ty ka 2 urdhër-arreste, jemi rrugës.

Më vonë të enjten, policia e Rockdale ndau një përditësim për shkëmbimin e çuditshëm. Spaulding, i veshur me kapuç dhe kapele të kuqe të Georgia Bulldogs, u kap dhe u prangos.

Sipas policisë, 40-vjeçari kishte dy urdhër-arreste për shkelje të dënimit me kusht.

Departamenti tha në postim: Ne ju vlerësojmë për ndihmën tuaj në kapjen tuaj!

Komentoi krah postimit të policisë për të arrestuarit