Arabi Saudite, prezantohen 131 filma nga 61 vende të botës

Vijon prezantimi I filmave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Detit të Kuq, që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Në event do të shfaqen 131 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga 61 vende në 41 gjuhë nga talentet e njohura dhe ato në zhvillim dhe do të mbahen 34 Premiera Botërore.

Edicioni dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Detit të Kuq që po zhvillohet në Jeddah, Arabi Saudite, vijon në ditën e katërt. Eventi u hap me komedinë romantike “What’s Love Got to Do with It?” drejtuar nga Shekhar Kapur, me skenar nga Jemima Khan.

Programi përmban 131 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga 61 vende në 41 gjuhë nga talentet e njohura dhe ato në zhvillim dhe do të presë 34 Premiera Botërore, 17 Premiera Arabe dhe 47 Premiera MENA, me një numër kineastësh dhe aktorësh të pranishëm për shumë prej filmave.

Bashkë me premierat vijnë edhe seminare, master klasa dhe rrjetëzimi brenda tregut të industrisë “The Red Sea Souk”, dhe një orar i mbushur me ngjarje emocionuese për frekuentuesit e Festivalit. Seksioni 'Arab Spectacular' do të sjellë në qendër të vëmendjes veprat e reja në të gjithë botën arabe, që sjellin një sërë historish nga shoqëri të ndryshme si Iraku, Palestina, Algjeria, Tunizia, Egjipti, Libani.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Festivali ndau një çmim Nderi “Gold Yusr” për tre talente për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kinema. Nga India, superylli legjendar, aktori dhe producenti Shah Rukh Khan, ikona e kinemasë egjiptiane Yousra dhe regjisori i mirënjohur britanik Guy Ritchie.