Boston, iniciativa e Princit William nderon 5 sipërmarrës
Në Boston të SHBA-ve u ndanë çmimet “Earthshot”, që shpërblyen pesë sipërmarrës me nga 1.2 milion $ secili për përpjekjet e tyre për të shpëtuar planetin nga ngrohja globale. I pranishëm në ceremoni ishte edhe trashëgimtari i fronit të Britanisë, Princi William I cili është iniciator i nismës.
Pesë sipërmarrës u shpërblyen me nga 1.2 milion dollarë secili për përpjekjet e tyre për të shpëtuar planetin nga ngrohja globale, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Earthshot”, që u mbajt në Boston të SHBA. Princi William, trashëgimtari i fronit i Britanisë, që është iniciator I nismës, nderoi novatorët e ndryshimeve klimatike.
Fituesit përfshinin një start-up të themeluar nga gratë që ofronte soba me djegie më të pastër për gratë në Kenia dhe një kompani britanike që prodhon ambalazhe nga bimët detare.
"Unë besoj se zgjidhjet Earthshot që keni parë këtë mbrëmje dëshmojnë se ne mund të kapërcejmë sfidat më të mëdha të planetit tonë. Dhe duke i mbështetur ato, ne mund të ndryshojmë të ardhmen tonë," tha William.
Princi shoqërohej në këtë udhëtim tre-ditor në Boston nga bashkëshortja etij Kate. Takimet e tyre u përqendruan te mjedisi ndërsa vizituan një laborator të specializuar në teknologjitë e gjelbra. William u takua shkurtimisht me Presidentin Joe Biden të premten.
Mbrëmja e çmimeve u shoqërua edhe me performanca muzikore nga Annie Lennox dhe motrat Chloe x Halle. Ndërsa aktori Rami Malek dhe ish-futbollisti David Beckham dhanë çmime. Natyralisti dhe prezantuesi televiziv britanik David Attenborough dhe aktorja Cate Blanchett ishin në mesin e gjyqtarëve.
Çmimi Earthshot, i nisur në tetor 2020, u frymëzua nga projekti "Moonshot" i presidentit amerikan John F. Kennedy në vitet 1960 për të dërguar njerëz në hënë.
