Nuk u larguan nga shtëpia e tyre për të ndërtuar qytetin 500 mld dollarësh, Arabia dënon 3 burra me vdekje
Tre burrave iu kërkua të largoheshin nga rezidenca e tyre për t'i hapur rrugë NEOM -it, një qytet-shtet futurist që vlerësohet të kushtojë 500 miliardë dollarë.
Ky qytet aspak i zakonshëm është ideja e princit të kurorës Mohammed bin Salman.
Tre burrat - të cilët ishin anëtarë të fisit Howeitat, i njohur gjithashtu si al-Huwaitat u dënuan me vdekje nga gjykatat speciale të Arabisë Saudite më 2 tetor. Populli Hoëeitat banon në qytete dhe fshatra në veriperëndim të Arabisë Saudite.
Shadli, Attaullah dhe Ibrahim al-Howeitat u arrestuan për herë të parë në vitin 2020 dhe u dënuan me vdekje javë më parë, ndërsa në shtator - njerëz të tjerë Howeiti u dënuan me 50 vjet burg.
Dënimi i tyre u dha nga Gjykata e Specializuar Penale e Arabisë Saudite, e cila përdoret kryesisht nga mbretëria për të akuzuar disidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
Në prill 2020, Shadli, Attaullah dhe vëllai i Ibrahimit - Abdul Rahim - u qëllua dhe u vra nga forcat speciale saudite pasi ai përdori postimin e tij të fundit në mediat sociale për të kritikuar dëbimin e detyrueshëm.
Abdul Rahim tha se Arabia Saudite ishte fajtore për 'terrorizëm shtetëror' dhe para vdekjes së tij ishte bërë një kundërshtar i zëshëm i NEOM.
Qeveria tha se vdekja e tij ishte rezultat i një 'përleshjeje me forcat e sigurisë' dhe këmbënguli që Abdul Rahim duhej 'neutralizuar', duke pretenduar gjithashtu se ai 'e barrikadoi veten në shtëpinë e tij' dhe 'hodhi kokteje molotovi' ndaj forcave të sigurisë.
Trupi i tij u mbajt për javë të tëra nga autoritetet përpara se t'i kthehej familjes së tij dhe qeveria e mbylli çështjen e tij pa dhënë më shumë detaje.
