Rusia korr 1 miliard dollarë grurë ukrainas, thotë NASA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2022, 07:49
Rusia ka korrur rreth 1 miliard dollarë grurë ukrainas këtë vit, sipas agjencisë amerikane të hapësirës, NASA . Sipas programit të sigurimit ushqimor dhe bujqësisë të agjencisë , NASA Harvest, 5.8 milionë tonë drithë u korrën në fushat e Ukrainës "jo nën kontrollin e Ukrainës".
Hulumtimi i agjencisë, në bashkëpunim me partnerët e saj të ndryshëm, u bazua në imazhet satelitore dhe modelimin.
Në total, të korrat nga territori ukrainas këtë vit ishin rreth 26.6 milion ton grurë , një sasi shumë më e madhe se sa ishte parashikuar, sipas shkencëtarëve të përfshirë në hulumtim.
Ndërsa kjo korrje është më pak se rekordi i vitit 2021, 33 milionë tonë, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27.9 milionë tonësh
