Koreja e Veriut “urdhëron” prindërit t'u vënë fëmijëve emra patriotikë si 'bomba'
Koreja e Veriut po urdhëron prindërit që t'u vënë fëmijëve të tyre emra patriotikë dhe ideologjikë, sipas burimeve mediatike.
Vitet e fundit, koreano-veriorët u kanë vënë fëmijëve të tyre emra më të butë që janë më të lehtë për t'u thënë – të tilla si A Ri, So Ra dhe Su Mi– falë ndikimit në rritje nga bota e jashtme.
Burimet thonë se fëmijëve gjithashtu u jepen emra që përfundojnë me zanore më të buta mbi ato që përfundojnë me bashkëtingëllore më të ashpra – diçka që imiton emrat e atyre në Korenë e Jugut.
Megjithatë, autoritetet koreano-veriore kanë filluar të frenojnë këtë prirje, sipas një raporti të ri nga Radio Free Asia (RFA), i cili thotë se vendi po u thotë tani qytetarëve se emrat më të butë që nuk konsiderohen "sa duhet revolucionarë" duhet të ndryshohen në më ideologjikë.
Sipas RFA, emrat që nënkuptojnë 'besnikëri' ose 'bombë ' janë më të inkurajuar në vend të alternativave të tjera.
Gazeta shpjegon se si në të kaluarën, koreano-veriorët inkurajoheshin t'u vendosnin fëmijëve të tyre emra patriotikë që kishin një kuptim ideologjik apo edhe militarist, si Chung Sim (besnikëri), Chong Il (armë), Pok Il (bombë) ose Ui (satelit).
Një banor i paidentifikuar i provincës verilindore të Hamgyong-it të Veriut tha për Shërbimin Korean të RFA: “Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti. Duke filluar nga muaji i kaluar, në mbledhjen e banorëve të njësisë së vëzhgimit të lagjeve janë lëshuar vazhdimisht njoftime për korrigjimin e të gjithë emrave pa bashkëtingëlloret fundore.”
