Shpërthen vullkani në Indonezi, shpallet gjendja e alarmit më të lartë, evakuohen banorët
Pas tërmeteve të njëpasnjëshme, Indonezia duket se nuk po gjen qetësi nga fatkeqësitë natyrore. Në ishullin e Xhauas është shpallur statusi i alarmit të lartë pas shpërthimit të një vullkani që do të detyrojë mijëra banorë të evakuohen.
Mali Semeru në Indonezi shpërtheu të dielën duke hedhur re të nxehta hiri në qiell.
Poshtë anës së tij shpërthyen lumenj llave duke nxitur autoritetet të rrisin statusin e alarmit në nivelin më të lartë.
Banorët janë detyruar të evakuohen dhe të tjerët janë urdhëruar që të mos udhëtojnë më pranë se pesë kilometra larg kraterit të vullkanit.
Banorëve iu tha gjithashtu që të shmangnin një zonë juglindore 13 kilometra përgjatë një lumi në drejtimin ku po kalonte llava.
Ndërkohë janë përgatitur disa strehimore në të cilat pritet të vendosen banorët e evakuuar.
Agjencia japoneze e motit kishte paralajmëruar më herët se një cunami ishte i mundshëm në ishujt jugorë Mijako dhe Jaejama.
Mali Semeru shpërtheu për herë të fundit saktësisht një vit më parë, duke vrarë të paktën 51 njerëz dhe duke dëmtuar më shumë se 5000 shtëpi.
Fatkeqësia la rrugë të tëra të mbushura me baltë dhe hi që gëlltiti shtëpi dhe automjete, me afro 10,000 njerëz që kërkonin strehim.
Indonezia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i pllakave kontinentale shkakton aktivitet të lartë vullkanik dhe sizmik.
Vendi ka rreth 130 vullkane aktive.
Një vullkan në ngushticën midis ishujve Java dhe Sumatra shpërtheu në fund të vitit 2018, duke shkaktuar një rrëshqitje nënujore dhe cunami që vrau më shumë se 400 njerëz.
