SHBA: Më pak luftë këtë dimër
Shtetet e Bashkuara thonë se intensiteti i luftës në Ukrainë pritet të bjerë në muajt e dimrit. Nuk dihet se si do ndikojë pauza në krizën ekonomike që ka kapluar globin.
Inteligjenca amerikane thotë se intensiteti i luftimeve në Ukrainë ka të ngjarë të bjerë në muajt e dimrit.
Megjithatë sipas drejtoreshës së agjencisë së inteligjencës Avril Haines rezistenca ukrainase nuk është zbehur.
“Të dyja palët do të përpiqen të riparojnë, rifurnizojnë dhe rindërtojnë ushtrinë për çdo kundërsulm në pranverë.”
Lufta në Ukrainë është tani në muajin e saj të nëntë, por Rusia ka humbur më shumë se gjysmën e tokës që ka marrë.
Zonja Haines tha në një forum të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve janë aktualisht rreth rajonit Bakmut dhe Doneck në lindje të Ukrainës.
Ajo tha se luftimet ishin ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit Kherson muajin e kaluar.
