Gjermani, një burrë i armatosur me thikë sulmon shkollën, plagos rëndë dy të mitura

Në Gjermani, një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar një shkollë duke plagosur rëndë dy vajza.

Ngjarja ka ndodhur në Illerkirchberg, në jug të Ulm, në Baden-Wuertteberg. 

Sipas mediave gjermane, dy adoleshentë të moshës 13 dhe 14 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë lëndime të rënda.