Leku do vazhdojë të forcohet
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, tregoi se Shqipëria nuk mund ti shpëtojë ndikimit në tregjet ndërkombëtare.
Guvernatori Gent Sejko shprehet se ekonomia e vendit tonë, i dha sinjalet vetëm pak orë pasi nisi konflikti.
Gent Sejko: “Skenari makro ekonomik ndryshoj puthuajse brenda ditës, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Eshtë vënë re një vlerësim i lekut kundrejt monedhave të tjera, por kjo, për Sejkon ka anën pozitive.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Gent Sejko: “Mbi çmimin e monedhës tonë ndaj monedhës europiane, kanë ndihmuar në përpjekjet tona për të kontrolluar dhe për të mbajtur nivelin e inflacionit. Gjatë vitit 2022, monedha jonë (leku), është mbiçmuar mesatarisht në 2,5% ndaj monedhës euro,falë të ardhurave të konsiderueshme të gjeneruara nga turizmi, fal investimeve të huaja direktë të larta, veprime të përmbajtura të rrezikut”
Guvernatori i Shqipërisë, shprehet se për të përballuar inflacionin parashikohet rritje e mëtejshme e normës së interesit.
Gent Sejko: “E vetmja përgjigje që mund të jap Banka Qëndrore është të ndjekurit politik të rritjes së normës bazë të interesit, duke forcuar kështu angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ekonomija Shqiptare do të vijoj të rritet në horizontin kohor afatmesëm”
Në takimin e zhvilluar sot paradite në Tiranë, Sejko theksoi se janë shtresat e varfëra ato që janë prekur më shumë nga rritja e çmimeve.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
