A do të vendoset fasha e energjisë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2022, 12:01
Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedim me gazetarë si dhe ju është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të publikut.
Një ndër gjërat për të cilat foli ishte dhe vendosja e fashës ose jo të energjisë.
A do të vendoset fasha e energjisë?
Edi Rama: Sa i përket fashës kemi pasur një komunikim të qartë çdo muaj. Edhe këtë muaj në ditën e caktuar ministrja e Energjisë do të informojë publikun lidhur me qëndrimin tonë. Në këto kushte ku kemi pasur reshje nga informacioni që kam deri tani nuk jemi në drejtim të vendosjes së fashës për muajin dhjetor.
