"Nafta duhej të ishte 200 lekë!" Konfindustria: Karburanti në Shqipëri, më i shtrenjti në rajon
Çmimi i naftës në treg duhet të ishte 200 lekë nga 209 që është përcaktuar nga Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit. Konfindustria ka akuzuar Bordin për konflikt interesi ndërsa ka theksuar se me vendimet që po merr, ky organizëm pos jell pasoja shkatrimtare për biznesin dhe qytetarët
Konfindustria ka akuzuar Bordin e Transparencës për qëndrim në dëm të interest publik me vendimet për ndryshimin e çmimeve të karburanteve.
Ky organizëm shprehet se me çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të larta në rajon dhe nuk reflektojnë çmimet e tregjeve botërore.
Konfindustria kërkon themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve, pasi sipas tyre Bordi i Transparencës ka në përbërje antarë me konflikt interesi, ku gjysma e antarëve vendimarrës janë përfaqësues të kompanive që duhet të jene nën kontroll.
Në reagim thuhet se çmimet e larta të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro në vit.
Konfindustria krahason çmimet e fundit të vëna nga Bordi i Trasparencës me çmimin e tregjeve botërore, duke theksuar se nafta sot duhej të ishte 200 lekë litri nga çmimi 209 lekë që është caktuar nga Bordi.
Sipas reagimit, Bordi merr vendime të menjëhershme në rastin kur çmimi rritet në tregjet botërore por vonohet në kohë në rastin kur çmimet ulen, rast ky i denoncuar edhe nga televizioni Ora News.