Kundër rikthimit të lojrave të fatit, Opozita e Braçe vërejtje qeverisë

Në Komisionin e Ekonomisë nisën diskutimet mbi projektligjin për tatimin mbi të ardhurat. Në draftin e propozuar parashikohet se për individët të cilët marrin pagë mujore 50 mijë lekë, nuk do të paguajnë tatim, ndërsa e mban të pandryshuar skemën e tatimit për pagat e tjera.

Por kundërshtime ka patur për rikthimin me ligj të lojërave të fatit si nga ana e opozitës ashtu dhe nga mazhoranca. Janë konsideruar absurde ndryshimet ligjore për tatimin mbi të ardhurat dhe përcaktimin e bazës tatimore për lojërat e fatit për aq kohë sa për lojërat e fatit nuk është diskutuar projektligji.

Edmond Spaho:“S’ka pse shteti ti japi privilegje, për gjoja sponsorizimin që po i bëjnë lojrave të fatit dhe për fat të keq, shoh shumë nga ata që meren me sport, që drejtojnë sportin dhe që kanë lojëra fati”

Erion Braçe:Kjo normë tatimore këtu, mund të mos jetë e përshtatshme për atë veprimtari lojrash fati, që ne duam të zgjerojmë. Tani ne nuk mund të vendosim duke marrim me mënd, ky ligj. Duhet të miratohet ai ligji tjetër”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat synon të përmirësojë individët që nuk i përshtateshin kushteve të reja të strukturës tatimore.

Delinda Ibrahimaj:Të ardhurat të punësimit duhet të taksohen sipas skemës aktuale progresive, përjashtim 13 dhe 23 përqind me diferencën që është hequr tarifa, zero, pasi skema e ligjit ka parashikuar zbritjen nga baza e tatimit duke ruajtur të njëjtin rezultat sikurse kemi sistemin aktual, por parashikohet që kategoria me të ardhura punësimi nga 40 deri në 50 mijë lekë të mos paguaj tatim”

 

Ndërkaq në projektligj parashikohet që në skemën e tatimit që nga 1 janari i 2023 do të përfshihen dhe profesionet e lira, nga ku do të tatohen me norma 15 dhe 23%. 

Ndërsa profesionistët e lirë e kundërshtojnë këtë pasi futja e tyre në skemën e tatimit progresiv, është kundërshtuar duke e konsideruar si një nismë që prodhon pabarazi mes bizneseve.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.