Veliaj firmos milona euro para zgjedhjeve, nxiton të mbyllë prokurimet me fonde të mëdha
Bashkia e Tiranës që prej 7 vitesh drejtohet nga Erion Veliaj, duket se po nxiton që të mbyllë sa më shpejt disa nga prokurimet me fonde të mëdha. Kjo pasi, kur na ndjajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 14 majit, ky institucion ka mbyllur fazën e parë të ofertave, për projektimin e ndërtimit të kampusit Universitar të Tiranës, të Universitetit të Arteve dhe të Akademisë së Policisë, projekte këto prej miliona eurosh.
Kur na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet vendore, dhe afati për kufizimin e bërjes së tenderave nga bashkitë po afron, Tirana mesa duket po nxiton që të mbyllë sa më shpejt disa nga prokurimet me fonde të mëdha.
Këtë të premte, institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj, ka mbyllur fazën e parë të ofertave, për projektimin e ndërtimit të kampusit Universitar të Tiranës, të Universitetit të Arteve dhe të Akademisë së Policisë.
Vetëm studimi i projektimit të tij, do t’u kushtojë taksave të qytetarëve 406 milionë lekë, ose rreth 3.5 milionë euro dhe në fazën e parë janë kualifikuar 15 oferta.
Ky nuk është i vetmi tender, që Bashkia Tiranë kërkon ta mbyllë para zgjedhjeve, pasi vetëm në muajin nëntor ky institucion ka shpallur edhe 6 të tjerë mbi 100 milionë lekë, ku në dy prej tyre janë zgjedhur dhe fituesit.
Dy prej tyre të shpallur me fitues janë për rehabilitimin e qendrës Kinostudio, me vlerë 5 milionë euro dhe ai për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, me rreth 15 milionë euro.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

