Plumba pas mesnate, plagoset 40-vjeçari në Durrës, autori në arrati

Një 40 vjeçar u plagos me armë zjarri, në Orët e para të të premtes në Durrës, Danjel Bushi, dyshohet se u sulmua nga 28-vjeçari Gabriel Peqini, i cili është i lirë, në arrati.

Danjel Bushi, banor i Durësit u paraqit në orët e para të mëngjesit në spitalin Rajonal dhe kërkoi ndihmë mjekësore, për plagë me armë zjarri..

Mjekët zbatuan protokollin dhe mënjëherë thirrën policinë, pas veprimeve të para, konfirmuan se 40 vjeçari ishte sulmuar me armë zjarri.

Ngjarja kishte ndodhur në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar, ku gjurmët e plagosjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas.

Hetimet treguan se Danjel Bushi është plagosur nga 28-vjeçari, Gabriel Peqini.

Ky i fundit tashmë është në arrati, ndërsa Policia e Durrësit thotë se po punon për ta vënë në pranga.

Burime thonë se plumbat pasuan një konflikt mes Danjel Bushit dhe Gabriel Peqinit, shkaqet e të cilit mbeten ende nën hetim.

I plagosuri njihet si person me precedentë penalë nga policia e Durrësit.
Danjel Bushi ka qenë i arrestuar në vitin 2016, për armëbajtje pa leje.