Gjithë jetën në rrugë/ 50-vjeçarja mbahet me lëmoshë, i falin bukë dhe ilaçe
Anife Vogli është një 50-vjeçare, e cila mundësine e vetme për të siguruar ushqimin e ditës e gjen në rrugët e Tiranës, duke këkruar ti falin lekë. Në shumë raste edhe medikamentet ja kanë falur. Kërkon ta ndihmojnë vetëm me disa ushqime dhe veshje.
E ulur këmbëkryq në rrugët e Tiranës, Anife Vogli, mundohet të sigurojë bukën e ditës.
Në pak minuta që qëndron, thotë se njerëzit i falin disa qindarka.
"Gjysëm ore rri, bëj 2-3 mijë lekë dhe iki se kam ftohtë. Jam me diabet."
Ajo është rreth 50-vjeç dhe asnjëherë nuk ka konsumuar një vakt të plotë.
"Vuaj shumë, nuk di njëherë që të kem ngrënë diçka të mirë në shtëpi, vetëm çfarë më falin njerëzit."
Në disa raste edhe medikamentet ja kanë dhënë pa lekë.
"Kushedi sa herë më kanë dhënë ilaçe falas në farmaci, u ka ardhur keq."
Shpresën e ka pasur te Bashkia, por ky institucion nuk e ka ndihmuar.
"Ata të shoqatës kanë ardhur shumë herë, më kanë marrë emrin. Më kanë gënjyer shko te njësia 11, kam shkuar dhe nuk më kanë dhënë."
Para tre vitesh i hoqën të ardhurën e vetme, KEMP-in e bashkëshortit.
"Ka tre vite që ja kanë hequr."
Ka kërkuar edhe të punojë, por askush nuk e ka pranuar.
"Jam moshë e madhe, ka shkuar te këto që fshijnë rrugët dhe s'më kanë marrë."
Anifja kërkon vetëm ushqim dhe veshje, por nga institucinet i ka humbur shpresat, ndaj thirrjen e ka për këdo që mundet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
