Ambasadori britanik uron shqiptarët: Pata mundësi të zbuloj një vend të mrekullueshëm si Shqipëria

Ambasadori britasnik në Tiranë Alastair King-Smith uroi shqiptarët me një videomesazh në ditën e Pavarësisë.

Në mesazh ai thekson se ky vit për të ishte i vaçantë. Ai thotë se pati mundëisnë të zbulonte një vend të mrekullueshëm si Shqipëria.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit  nga Ambasadori  Alastair King-Smith.

“Ky ka qenë një vit shumë i veçantë për ne dhe për mua personalisht. Gjatë gjithë këtij viti, kam pasur mundësinë të zbuloj këtë vend të mrekullueshëm dhe të shoh pasuritë dhe shumëllojshmërine që ai ofron.

Prandaj sot dua t'u them të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit."