Pallati pa dëmtime, por bashkia e Tiranës u kërkon banorëve në Kombinat të dalin jashtë

Ky është pallati 145 në Kombinat banorët e së cilët vijojnë të jetojnë aty që nga tërmeti i nëntorit 2019.

Sipas familjarëve ndërtesa nuk ka dëmtime dhe në këto 3 vite nuk kanë pasur asnjë shqetësim. Por ajo çfarë po ia bën jetesën e vështirë është fakti se bashkia e Tiranës u kërkon të dalin nga shtëpia.

Për të mbrojtur të drejtën e tyre i janë drejtuar gjykatës me kërkesën e parë për të ndaluar shpembjen, e për këtë kanë marrë vendimin e parë.

Një vendim i tillë i gjykatës për to është fitore dhe një shpresë se drejtësia do të jetë mbi pushtetin e politikës.

"Ky ishte pallati i fundit që gjendje në Gjykatë. Vetëm ky blloku këtu dhe që fitoi gjyqin e ngritur kundër bashkisë së Tiranës. Padia në këtë rast është pranuar e gjitha. Kjo është një fitore pasi nuk mund të prishësh një pallat mbi fakte të gënjeshtra," tha Edmond Çata.

Edmond Çata thotë se jo vetëm banorët e pallatit 145 por dhe të tjerët do të vijojnë betejën në gjykatë.

"E programin që ka bashkia e Tiranës, me vendimet që ka marrë për riparimine  pallatave, tu rikthehet për siguri . Ne besojmë se edhe në Gjykatën e Apelit faktet që janë fakte, s'ka gjyqtarë që ti shohë të zezën të bardhë e të bardhën të zezë," tha ai.

Ky nuk është rasti i vetëm kur bashkia e Tiranës merr nisma për shembjet e objekteve duke i zhvendosur banorët në zona më të largëta. Madje për këto situata janë zhvilluar edhe përplasje të forta me banorët.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.