Braktisen kullat shekullore, në Dibër emigracioni ka boshatisur fshatrat

Braktisja e zonave rurale vijon të mbetet një problem shqetësues për vendin tonë. Në Klos të Dibrës fshatrat kanë mbetur vetëm me të moshuar, ndërsa krahas banesave janë braktisur edhe kullat shekullore.

Kullat shekullore po braktisen në Dibër. Dikur shqiptarët kenoheshin me to, sot askush nuk kujdeset për to.

Rasim Shahini është ndër të pakët banorët që kanë mbetur në fshatin Bejn në Klos.

Ai tregon për ikjet masive të viteve të fundit që kanë boshatisur shtëpitë.

"Si gjithë vendi dhe këtu ëahtë braktisur kjo lagje, kemi mbetur nga dy veta për shtëpi. Arsyeja janë kushtet ekonomike, nuk kanë të ardhme fëmijët këtu. Mungesë infrastrukture, punësimi, zhvillimi."

Ata që ende jetojnë në fshat janë të moshuarit, të cilët ndajnë dhimbjen e shkatërrimit të shtëpive dhe emigracionit.

"Kanë qenë 300 shtëpi dhe kanë mbetur 150. Edhe ato nga dy veta, burrë dhe grua. Fëmijët kanë ikur të gjithë në emigrim."

Braktisja e zonave rurale është një problem i vjetër në vendin tonë, ndërsa veç kushteve ekonomike arsye tjetër e ikjes janë edhe mungesa e investimeve.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.