Dua Lipa takohet edhe me Yuri Kim: E emocionuar për koncertin e saj sonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 17:39
Duket se të gjithë po mundohen që të marrin pak nga shkëlqimi i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa ndërsa ndodhet në Shqipëri.
Ajo së fundi është takuar edhe me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim e cila ka postuar një foto në Instagram ku shkruan se po pret koncertin e saj sonte.
Yuri Kim: E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipa sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë!
