"Bashkë në Vlorë", shqiptarët festojnë pavarësinë në qytetin e Ismail Qemalit
Qindra qytetarë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare i janë drejtuar Vlorës dhe Tiranës për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ata shprehen të lumtur që këtë festë po e kremtojnë në atdheun e tyre, ndërsa thonë se kanë ardhur nga Kosova, Greqia e Zvicra posaçerisht për jubileun e pavarësisë.
Dhjetëra shqiptarë të Kosovës iu drejtuan Shqipërisë që në orët e para të së hënës përmes pikave kufitare.
Me veshje kombëtare thanë se po vijnë në atdhe për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë.
"Jemi nga Suhareka. Po shkojmë në Tiranë për të festuar me familjen," tha një shqiptar nga Kosova.
Vlora ishte kryeqendra e festimeve.
Kryesisht qytetarë të Kosovës erdhën në vendin e shpalljes së pavarësisë.
"Jo vetëm sot për këtë jubilar 110 vjetor, por kam 10 vjet që vij rregullisht. Duket mrekulli, ka ndryshime që na kanë mbresëlënë. E rëndësishme është kremtimi i festës dhe pjesëmarrja në këtë festë.
Jemi nga Ferizaj. Kemi ardhur posaçërisht për festën e 28 nëntorit. Duket mrekulli çdo vit, prandaj vijmë.
Jemi të pritur mirë nga të gjtihë njerëzit. Është kënaqësi që na urojnë rrugëve," thanë disa shqiptarë nga Kosova.
Të tjerë u shprehën se kishin ardhur nga diaspora, enkas për të festuar.
"Kemi ardhur nga Zvicra enkas për t'iu bashkaur karvanit të vëllezërve. Është një rëndësi e veçantë sidomos për ne.
Erdha për ti plotësuar dëshirën vajzës,se donte të ishte se s'bën për 110 vjetorin. Kufirin e kaluam me flamurin shqiptar në makinë," tha një tjetër shqiptare e diasporës.
Ashtu sikur 110 vjet më parë, në Gjorm të Kurbinit në formë simbilike u ngrit falmuri kuq e zi në majën e një peme të lartë.
Kësaj ceremonie të veçante ju bashkuan dhe një grup patriotesh Kosovar të cilët për 100-vjetorin e pavarësisë në vitin 212 udhetuan në këmbë nga Prishtina drejt Vlorës.
Në Fier, u mbajt parada e përvitshme me Kuaj të veshur kuq e zi.
110 fëmijë të çerdheve dhe kopshteve në Berat dhuruan spektakël në rrugët e qytetit.
Ceremoni simbolike u mbajten në të gjitha bashkitë e vendit por vetëm në Shkodër, një demokrat u detyrua, nga protokolli, të festonte mes socialistëve.