Sot festohet 110 vjetori i pavarësisë, Bido: Kemi arkivat më të zhvilluara në Ballkan
Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth dokumentimit të historisë së Shqioërisë si dhe aktiviteteve të zhvilluara nga Arkivi Kombëtar me rastin e festave.
Çfarë mungon nga historia e dokumentuar e Shqipërisë?
Ardit Bido: Në historinë tonë të dokumentuar kemi arkivat më të zhvilluara në Ballkan pa dyshim por dhe përtej Ballkanit. Kur veçohen arkivi i Stambollit apo arkivi Britanik patjetër që kemi rrugë për të bërë por ne kemi ndër arkivat më të mirëruajtura në kushtet e teknologjisë. Në kushtet e dixhitalizimit jemi lehtësisht të krahasueshëm me arkivat më të mira në botë. Ne përmbajmë dorëshkrime të vlerave ndërkombëtare dhe të trashëgimisë kulturore botërore.
A janë të mirëfaktuara ato asete që dokumentojnë historinë e vendit?
Ardit Bido: Do të kemi vitin e ardhshëm muzeun arkivor. Ne do të rishfaqim deklaratën e pavarësisë në një formë krejtësisht kreative për të dhënë një shije te çdo shqiptar të krenarisë sonë së bashku me çdo dokumentacion tjetër.
A mund të kontestohet sot akti i parë i pavarësisë?
Ardit Bido: Deklarata e pavarësisë së Shqipërisë është një dokument shumë i qartë, është shpallur pavarësia e Shqipërisë e 4 vilajeteve nga Preveza deri në Nish, nga Shkupi, Kumanova e deri në Tuzë nga Manastiri i përfshirë, Janina e përfshirë. Nëse një pavarësi e shpallur në këto kufij u thye dhe syrgjynos nga fuqitë e mëdha të politikave të asaj ne sot jemi në pikën më të mirë të historisë sonë.
Çfarë aktivitetesh keni bërë ju si Arkiv Kombëtar me rastin e festave?
“Arkivi i Kosovës dhe Shqipërisë çelën një ekspozitë në Tiranë me mbledhjen solemne të 2 kuvendeve. Pra ishte pikërisht për të dhënë fabulën që ne kemi një sfond të caktuar të mesazhit se çfarë përbën identiteti kombëtar. Ekspozita mbi pavarësinë dhe zhvillimet që kulmojnë japin mesazhet përmes fotografive pra që thonë “Ne nuk ecim pa themele”. Sot jemi në Prekazë, për funksionin kulturor e historik nuk ka kufij.”, tha Bido.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
