Dua Lipa foto me flamurin Kuq e Zi: 110 vite pavarësi, do të performoj sot si qytetarja më e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 16:09
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar në Instagramin e saj disa foto me flamurin kombëtar kuq e zi.
Vetëm pa orë pasi morë edhe nënshtetësinë shqiptare ajo shkruan se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në këtë 28 nëntor në Tiranë.
Dua Lipa: 110 VJET PAVARËSI! Shumë e lumtur që jam në Tiranë, Shqipëri, si qytetarja më e re për të performuar për ju të gjithë sonte. THE FINAL FUTURE NOSTALGIA SHOW, po pres me ju paa!!!
Dua Lipa do të këndojë sonte në sheshin “Skënderbej”, në koncertin do të mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
View this post on Instagram
