"Gurët rrezikojnë banorët" Në Torovicë, 4 vjet pas tragjedisë me 3 viktima, ende asnjë masë
4 vjet më parë në Torovicë të Vlorës humbën jetën 3 persona mes tyre një grua shtatzënë, pas rrëshqitjes së gurëvë atje. Por, edhe pse ajo ishte një tragjedi e vërtetë, pas 4 vitesh nuk është marrë ende asnjë masë për të përmirësuar situatën atje. Banorët shprehen se ende kanë frikë për jetën e tyre.
Stina e reshjeve ka shtuar frikën e rrëshqitjes së shkëmbinjëve dhe gurëve nga mali, në zonën e Torovicës në Lezhë, duke vënë në alarm banorët dhe kalimtarët.
4 vite pas tragjedisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzanë, pasi makina që udhetonin u godit nga një shkëmb, që u shkëput nga mali, asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje këtij fenomeni mjaft të rrezikshëm.
Në këto kushte jeta e banorëve dhe kalimtarëve, përgjatë aksit rrugor Balldre-Torovicë është e rrezikuar, pasi sidomos në kohë me shi, rrëshqitja e gurëve është e vazhdueshme.
“Vazhdojnë bien gurë nga mali, te pjesa e gurores dhe mbi shtyllës. Është e frikshme, sidomos kur bie shi.
Rruga është shumë problem dhe asnjë masë nuk merr shteti. Bie shi, dhe je duke pritur rrezikun, në disa vende i kanë mbrojtur pemët, ka rënë guri dhe ka qëndruar te pemët,” thanë banorët.
Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve dhe shkëmbinjëve nga mali i Torovicës, është shfaqur frikshëm që prej viti 2017-të, ndërsa fenomeni eroziv është krijuar nga shpyllëzimi i malit.


