Serbia uron Shqipërinë: Urime me rastin e festës së Pavarësisë, shëndet, begati dhe paqe

Ministria e jashtme e Serbisë ka uruar vendin tonë për festën e Pavarësisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Në postim urohet ministria e Jashtme e vendit tonë dhe populli shqiptar, si dhe duke uruar shëndet, begati dhe paqe

“I dërgojmë urimet tona ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe.”