110 vjetori i Pavarësisë, Blinken uron shqiptarët: SHBA krenare për marrëdhëniet mes vendeve tona
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka uruar me një mesazh sot shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë.
Ai falenderoi Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen gjatë zhvendosjes së afganëve, për lidershipin dhe kontributin në skenën botërore e luftën në Ukrainë si dhe kontributinsi anëtare e NATO-s.
"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore.
Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur.
Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve. Ne urojmë Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t'ju mbështet," tha ai.


