Tiranë: Digjen makinat në rrugën "Donald Trump"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2022, 08:36
Një makinë është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera të parkuara pranë saj.
Ngjarja dyshohet si pasojë e një defekti teknik.
"Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën "Donald Trump", ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.,"njoftoi policia.
Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.