Grabitje dhe trafik droge në rezidencat e studentëve, këta janë 14 anëtarët e bandës “Esko”,10 shqiptarë
Policia greke publikoi këtë të shtunë, 26 nëntor, emrat dhe fotot e 14 anëtarëve të bandës që kryen grabitje dhe trafikim droge në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou.
10 prej tyre janë shqiptarë dhe katër grekë nga Atika.
Tre bandat u zbuluan pas një operacioni të ELAS-it më 27 shtator, kur një efektiv policie u sulmua me kaçavidë nga “koka e madhe”, shqiptari “Esko”, të cilin e kishte plagosur me një plumb për të shpëtuar.
Siç u bë e ditur pas operacionit të madh të ELAS-it, u arrestuan 32 anëtarë të këtyre bandave, mes të cilëve drejtuesit e tyre.
Sipas ELAS, këto banda kanë kryer gjithsej 29 grabitje me pikënisje konviktet e studentëve në Universitetin Politeknik Zografou.
Konkretisht, banda e parë përbëhej nga 9 anëtarë dhe ishte përfshirë në 80 raste të trafikut të drogës.
Banda e dytë listonte 24 anëtarë dhe kishte kryer 27 grabitje ndërsa banda e tretë kishte 18 anëtarë, ndërsa policia është ende në kërkim të pesë personave të paidentifikuar.
Siç u konstatua, nga rastet e trafikut të drogës, 28 kanë ndodhur brenda ambienteve të universitetit.
E para nga tre bandat përdori rezidencat studentore për të planifikuar goditjet e tyre dhe për të shpërndarë mallin .
Për grabitjet anëtarët e bandës përdornin maska dhe doreza, në mënyrë që të mos identifikoheshin.
Në të njëjtën kohë, ata kishin armë zjarri dhe thika të cilat i shfaqnin në rrjetet sociale në shenjë pushteti duke përdorur aparate telefonike të regjistruara në emra të të huajve që nuk ekzistonin.
Banda kishte zhvilluar madje një sistem kontrolli për hyrjen e njerëzve në zonën e kampusit me njerëz të armatosur që kryenin kontroll joformal të fytyrës ndaj njerëzve të panjohur ose të dyshimtë, të cilëve nuk hezitonin t'u tregonin armët.
Emrat e shqiptarëve
1.Ramazan Rushiti, lindur më 20.02.1995 në Shqipëri

2.Marko alias Alban alias Astrit Qafa (alias Qiafa, alias Sulcaj) lindur më 05-10-1989 ose 06-04-1997 ose 04-06-1997 në Shqipëri

3.Sigi Rustemaj ose Rostemaj, lindur më 29-04-1994 në Shqipëri

4.Ermir Meta, lindur më 13-08-1991 në Shqipëri

5.Veli Qose, lindur më 19-11-1997 në Shqipëri

6.Vassilis alias Vasil Suliotis ose Suloti, lindur më 23-05-1989 në Shqipëri


7.Ermin Ferhati, lindur më 19-04-1995 në Shqipëri

8.Vasil Vasili, lindur më 19-03-1992 në Shqipëri

9.Greant Kalenderis, lindur më 09-08-1989 në Shqipëri

10.Jurxhino alias Jorgim Dura, lindur më 18-08-1994 në Shqipëri.

