Protesta e 6 dhjetorit, Berisha zbulon detaje dhe përgjigjen e policisë

Ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor opozita ka thirrur protestë.
Po ku do të bëhet protesta e 6 dhjetorit 2022
Sali Berisha: Aty ku është në traditën e opozitës, para kryeministrisë pasi Edi Rama dhe ajo godinë është gjenerator I të zezave të shqiptarëve. Aty do të jetë qendra.
Po punohet për një skenar nga specialistët dhe do përpiqemi që zëri opozitar të dëgjohet dhe të ushtojë jo vetëm në Tiranë dhe tek përfaqësuesit e nderuar të vendeve anëtare të BE-së por në mbarë botën.
Berisha shtoi se u garantonte miqve europian siguri, respekt dhe mikpritje shqiptare.
A ka njoftuar PD policinë
Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë por ne kemi njoftuar.
Cila është përgjigjja? Kuptohet, ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën”
Berisha garantoi se protesta nuk do cënojë sigurinë ndërsa pranoi se ka marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta.
"Aleatët janë të mirëpritur. Por çfarë vendimi marrin është në tagrin e tyre" tha Berisha.