Trafiku i kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, ja emrat e 10 të arrestuarve. Kolumbiani kimist në kërkim

Ora News siguron emrat e 10 të arrestuarve në kuadër të operacionit të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

"Ndërkohë 1 person është shpallur në kërkim. Ai mendohet se është shtetasi kolumbian që ka qenë dhe kimisti që do të ndante kokainën nga plehu kimik" informoi gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Operacioni prej muaj është mbajtur sekret dhe personat kanë qenë në vëzhgim deri ditën e djeshme kur janë ekzekutuar 10 masa sigurimi personal, "Arrest me burg" si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektivetë gjykatës në 14 ambiente në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Lushnje, Fier).

Prokurori Adnan Xholi deklaroi se mes të arrestuarve është dhe një nga financuesit shqiptarë ndërkohë po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e huaj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"SPAK thotë se ka krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova sa i takon organizatorëve financuesve, drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve në Shqipëri. Po punohet për pjesën tjetër për partnerët e huaj për bashkëpunëtorët jashtë territorit shqiptarë" deklaroi prokurori Adnan Xholi sot në konferencë për median.

Të arrestuarit në këtë operacion janë:

1- Viktor Çervanaku: Drejtor në Drejtorinë e OSHEE-së, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe 

2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit

3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit

4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit

5- Nikolin Gjolena

6- Klajdi Vrioni (Kodra)

7- Julian Malaj

8- Redion Meshi

9- Bledar Matoshi

10- Marildo Rona

Nga Kolumbia në Shqipëria 

Ngarkesa prej 24 ton pleh është porositur nga kompania ne emër të Zenel Çervanakut, vëllait të ish kryemonuarit socialist në janar të 2022, muaj dhe kur ai kishte hapur aktivitetin tregtar në fillim të 2022. Vlera e blerjes së mallit, pra 24 ton pleh kimik, ishte 18 mijë euro.

"Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022,  kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe“Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë. "Kërkesa për të blerë këtë lloj sasie pleh organic artificial, dhe hapja e firmës është bërë në janar 2022. Porosia është bërë në maj 2022" tha prokurori Andan Xholi.

Në maj 2022 sasia me “pleh-organik”, u ngarkua në kontejner, në portin kolumbian dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. 

Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi. Nga autoritet e Malit të Zi është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar.

Në shtator 2022 ngarkesa është transportuar me kamion në territorin shqiptar.

"Pasi është zhdoganuar ngarkesame “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier" informon SPAK.

Per me shume Goditet rrjeti shqiptaro - malazez i kokainës/ Brenda 24 ton pleh dyshohet për 430 kg kokainë, vlera në treg 40 mln euro