VIDEO/ Shtëpia në Frakull të Madhe, Fier që mendohet se përdorej si laborator kokaine

Një ditë pas zbulimit të shtëpisë ku dyshohet se do të përdorej si laborator të përpunimit të kokainës, në banesën e ish kryekomunarit Socialist të Frakullës së Madh në Fier, Viktor Çervenaku nuk ka asnjë lëvizje.

Pamjet e mëngjesit të sotëm, 25 nentor 2022 tregojnë se shtëpia ka një murë të lartë nga ana e rrugës çka nuk lejon që të shohësh çfarë ndodh në oborr, ku u zbuluan disa dhjetra thasë brenda të cilëve dyshohet se ka lëndë narkotike kokainë.

Brenda oborrit të banesës së Viktor Çervenakut bien në sy dy dhoma, në formën e një magazinë, ky dyshohet se do të ngrihej laboratori i përpunimit të kokainës.

Fqinjët e ish kryekomunarit socialist, thonë se nuk kishin vënë re aktivitete të dyshimta.

Deri tani janë arrestuar Viktor Cervenaku me detyre drejtor drejtorie ne OSHEE, djali i tij Demilson Cervenaku, dhe vëllai i ish kryekomunarit Zenel Cervanaku, Enxhi Ferhati e fejuara e Demilson Cervanakut, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona, dhe në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodriguez.

Tre prej tyre janë arrestuar në Tiranë pasi janë zbuluar me armë në automjete. Dhe më konkretisht Klajdi Vrioni, Bledar Matoshi dhe Redion Meshi janë ndaluar mbrëmjen e së mërkurës, 24 nentor, një ditë para se SPAK të mësynte në Frakull.

Ngarkesa ka qenë e fshehur në 600 thasë plehu kimik  të porositur nga kompania në emer të Zenel Cervenakut, I cili në janar hapi edhe kompaninë për eksportin e plehrave kimik

 VIDEO/ Shtëpia në Frakull të Madhe, Fier që mendohet se VIDEO/ Shtëpia në Frakull të Madhe, Fier që mendohet se VIDEO/ Shtëpia në Frakull të Madhe, Fier që mendohet se