Kokainë me thasë plehu në Fier: Me ish kryekomunarin u arrestua dhe i biri dhe e fejuara. Në kërkim kolumbiani
Ora News zbulon detaje të reja lidhur me operacionin për goditjen e rrjetit të trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në portin e Tivarit në Mal të Zi e përzier me pleh kimik dhe përpunohej në Shqipëri.
Sipas burimeve jo zyrtare janë 15 të arrestuar.
Ora News mëson se mes tyre të arrestuar janë ish kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe në Fier, Viktor Cervanaku, Demilson Cervanaku i biri dhe Enxhi Ferhati e fejuara e Demilsonit.
Ndërkohë në kërkim është një shtetas kolumbian me emrin Zaimir Rodriguez. Ai dyshohet se ishte kimist dhe do të përpunonte kokainën.
Dyshohet se ka ardhur në Shqipëri në mënyrë ilegale dhe mund të jetë larguar pasi ishte informuar për operacionin policor ku u angazhua dhe DEA-s amerikane
Ngarkesa është porositur nga kompania ne emër të Zenel Cervenakut informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
Ora News sjell pamje nga shtëpia e cila mendohet se përdorej si laborator kokaine në Frakull të Madhe. Mbrëmë kamionët e policisë zbarkuan këtu dhe morën thasë me pleh kimik ku mendohet se ndodhet kokaina.
Banesa ishte në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier dhe sot ajo ishte bosh.
Shtëpia është e rrethuar me mure të mëdha për të pamundësuar shikimin brenda saj.

