"Porti i Durrësit", Berisha bën thirrje: Mos shpenzoni asnjë lekë në këtë zonë, i keni të humbura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2022, 12:52
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat bëri thirrje qytetarëve të mos shpenzojnë para në këtë zonë e kompanive të mos bëhen ortakë pasi do ti kenë para të humbura.
Ne garantojmë se këtë projekt nuk do ta lejojmë. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi. U bëj thirrje kompanive shqiptare të mos bëhen ortakë në këtë vjedhje monstruoze.
Tani zëdhënësja dhe bashkëpunëtorja në vjedhje e Ramës, Belinda Balluku deklaroi se do jenë jo 70 ha, por 800 ha.
Çdonjeri që merr përsipër të investojë do ti ketë para të humbura dhe do të konsiderohet bashkëpunëtor në krim," tha ai.
