Shkodra e Lezha “po thahen”

Situata e përmbytjeve në Lezhë dhe Shkodër ka nisur duke u përmirësuar ndjeshëm. Në zonat e Lezhës të premten ndodhen nën ujë ende rreth 900 hektrarë tokë, ndërsa në SHkodër rreth 600 hektarë, dhe 5 familje janë ende të evakuuara.

Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë ka nisur duke u përmirësuar.

Gjatë 24 oreve të fundit nuk ka patur reshje shiu dhe sipas të dhënave zyrtare të emergjencave siperfaqja e tokës së përmbytur është zvogëluar.

Në Njesitë Administrative Dajç dhe Blinisht në Zadrimë ndodhen nën uje 80 hektarë tokë bujqesore, ndërsa në Torovicë situata vijon të mbetet problematike ku siperfaqja e përmbytur është 800 hektarë.

Gjithashtu edhe rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën është e kalueshme me vështirësi, ndërsa Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë  e kalueshme plotësisht.

Ndërkohë edhe në Shkodër situara është drejt përmirësimit, ku hidrometri i Liqenit të shkodres dhe lumit drin shënojnë nivele larg maksimales.

Sipërfaqe totale e përmbytur në Bashkinë e Shkodrës është rreth 570 Ha.

5 familje me gjithsej 20 anëtarë janë ende të evakuuar dhe po marrin shërbimin në konvikte.

Ndërkohë në aksin Qafë -Thore -Theth ka patur rreshje bore. Aktualisht rruga është e kalueshme për qarkullimin e mjeteve.