Në portin e Durrësit toka i ngelet shtetit, Bylykbashi: Rama gënjen në mënyrë të paciptë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se qeveria gënjen në mënyrë të pacipë për Portin e Durrësit.

Ai tha se toka atje nuk do t’i ngelë shtetit dhe se prona publike është e patjetërsueshme dhe interesi i përdorimit është publik.

Bylykbashi: Këta gënjejnë në mënyrë më të paciptë. Thonë se toka i ngel shtetit. Prona publike është e patjetërsueshme dhe interesi i përdorimit është publik.

Unë kam folur për bllokimin e portit strategjik, për grabitjen  e tokës. Ka probleme lidhur me pjesën arkeologjie. Unë bëj avokatinë e interesave të qytetarëve.